Friday, December 2, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeQytetiJa kush do të vendos për Strugën pas refuzimit të ankesave

Ja kush do të vendos për Strugën pas refuzimit të ankesave

Rezultatin e Strugës do “presi” Gjykata Administrative
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi të gjitha ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesit e ankesave kanë mundësi të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit.

Gjykata Administrative obligohet pas ankesës të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.
KSHZ dje në seancë i shqyrtoi dhe i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara në procedurën për votim, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Nga gjithsej 89 ankesa të parashtruara nga BESA, janë refuzuar 88, ndërsa një ankesë është tërhequr nga partia. Me kërkesë të Lëvizjes BESA, 84 ankesa janë shqyrtuar si një sepse kanë pohime të njëjta dhe kanë të bëjnë me Komunën e Çairit.

Janë hedhur poshtë edhe 13 ankesat e parashtruarat nga Aleanca për Shqiptarët për votimin në Strugë, si dhe ankesa e parashtruar nga LPM. Ankesat e Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët KSHZ i hodhi poshtë si të pabaza, ndërsa ankesa e LPM është refuzuar si e parregullt.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments