KARROCA E CILA U PËRDOR NË FILMIN “NËNTORI I DYTË” ËSHTË LËNË NË HARRESË. AJO GJENDET NË NJË GARAZH NË AMBIENTET E ISH-KINOSTUDIOS.
Regjisori i njohur Dritan Huqi ka postuar në profilin e tij në Facebook, një foto të gjendjes së karrocës, me të cilën Ismail Qemali (në film) mori rrugën drejt Vlorës ku edhe ngriti Flamurin nëntorin e 1912-ës.
“Karroca e filmit “Nëntori i Dytë”, një objekt simbol. Në një vend normal ajo do ekspozohej me dinjitet diku.
Si pjesë e historisë jo vetëm e kinemasë, por edhe më shumë se kaq. Fatkeqësisht, “dergjet” drejt degradimit në një garazh të Kinostudios”, shkruan Huqi në profilin e tij në Facebook.