Përcaktimi strategjik dhe interesi i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, thuhet në reagimin nga qeveria.
Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e angazhuar seriozisht në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit me Federatën Ruse, por në një nivel demokratik parimor.
Deklarata e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mediat malazeze bazohet në përvojat nga rajoni dhe reagimet e Federatës Ruse gjatë anëtarësimit të vende të tjera nga rajoni në NATO.
Në intervistën në mediat malazeze, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në asnjë moment nuk sjell ndonjë referencë për likuidimin kundër tij, që ka të bëjë me Federatën Ruse.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbetet plotësisht e përkushtuar në realizimin e aspiratave tona euro-atlantike dhe nuk sheh asnjë përplasje të këtyre përpjekjeve me vendosmërinë për të mbajtur marrëdhënie të mira me Federatën Ruse.