Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa cilat jane efektet e gjumit pasdite

Ja cilat jane efektet e gjumit pasdite

Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë.

Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon lodhjen edhe pse shumica e hulumtimeve tjera kanë dëshmuar se për çlodhje të plotë më i dobishëm është Gjumi më i gjatë.

Mirëpo, hulumtuesit gjermanë nga Universiteti në Dusseldorf ka kryer një test, në të cilin kanë kërkuar nga studentët të mbajnë mend një listë të emrave dhe t’i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht lojën e durimit.

Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, e më vonë është dëshmuar se kanë mbajtur dukshëm më shumë fjalë.

Para vetzhytjes në gjumë, truri sërish përpunon ngjarjet e fundit dhe prodhon ndjenja të ngjashme me gjumin dhe mendime të ndryshme “të marra”. Duket se gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëjë me to.

Pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe shumë më i rëndësishëm sesa vetë gjumi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!