Ja çfarë thotë Zoran Zaev për Ministrinë e Shëndetësisë se kujt do ti takojë

0
14

“Bisedimet për zgjedhjen e ministrit të ri në shëndetësi janë në rrjedhë me partnerët e koalicionit. Në opsion ka disa emra, ndërsa rikonstruim në qeveri do të ketë nëse zgjedhet kandidat që nuk është nga radhët e Aleancës për Shqiptarët”, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ai tha se akoma nuk kanë vendosur, ndërsa shpresoi se deri në fund të kësaj jave do të mësohet se kush do të jetë ministër i Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjitha mundësitë janë të hapura, për momentin as unë nuk e di se kush do të jetë dhe nga cila parti”, tha Zaev, në pyetjet e gazetarëve pas dhurimit të donacioneve në Klinikën për Gjinekologji.

Ai informoi se ka marrë propozim nga Aleanca për Shqiptarët për vendet e zbrazëta, por ka edhe emra tjerë dhe shtoi se do të shikohen të gjithë në mënyrë që të sillet vendimi më i mirë.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5