Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa çfarë thotë Ziadin Sela për fshesën e Zaevit dhe Vesel Memedin

Ja çfarë thotë Ziadin Sela për fshesën e Zaevit dhe Vesel Memedin

Ziadin Sela përpara mediumeve: “Zullumi këputet kur trashet. Le të trashin zullumin dhe do të ballafaqohen me revoltën e popullit’
I pyetur nga gazetarët se si lideri i Aleancës për Shqiptarët e komenton fshesën e kryeministrit Zaev, Ziadin Sela është përgjigjur duke hedhur kritika ndaj Qeverisë:
“Kjo është një komedi, një aktrim i zakonshëm që bëhet çdo herë. Vajti dhe e tha një fjalë fshesë. U mundua të kamuflojë qoftë me dorëheqjet apo shkarkimet e kryetarëve të degëve dhe pastaj ka gëlltitur përsëri për të satën herë fjalët e tija të cilat vet i ka thënë. Kuptohet, ne i ri përsërisim qëndrimet: Nuk mund të ketë shtet, nuk mund të ketë rregull, zbatim ligji, nuk mund të ketë edhe liri qytetare, në qoftë se në kuadër të shumicës vepron një parti politike e cila është e inkriminuar dhe e kriminalizuar. Ajo duhet të shkojë në histori. Cila është forma? Popullit dhe shqiptarëve në veçanti u duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sa më shpejtë të heqin të keqen që i ka ndodhur popullit.”
Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka theksuar se sistemi po shkon drejt një diktature moderne ku cenohen dhe kërcënohen personat që mendojnë ndryshe nga qeverisja: “Po na kthehen format ku kufizohen dhe cenohen vazhdimisht liritë e individit. Po na kthehen format e një sistemi të kaluar komunist. Të rij që merren në pyetje sepse shkruajnë grafitë, e cila është formë e shprehjes së lirisë dhe askush nuk guxon ta shkelë dhe ta cenoj këtë liri të çdo individi. Ne jemi përfaqësues të figurave publike dhe çdo qytetarë ka të drejtë të shkruaj, duke nisur nga vetja, për Ziadin Selën çka të dojë ai. Në fund të fundit sepse ne kemi marrë mandat prej popullit. Aq më tepër në qoftë se ka një ligj që i dënon dhe dënimi është vetëm me kundërvajtje atëherë nuk ka pse të merren në pyetje me orë të tëra në stacion policor, për ti pyetur se kush është organizator.”
Gjithashtu kryetari i Aleancës për Shqiptarët dënoi edhe përndjekjen që u bëhet personave të cilat kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale përgjime: “Edhe një formë tjetër e përndjekjes së njerëzve të cilët edhe mund të kenë shpërndarë në rrjetet sociale përgjime ose diçka e tillë. Natyrisht ne kemi informata që këto po përgatisin lista për të hyrë në profilet e njerëzve njësoj siç e bënë për përgjimet ku cenonin privatësinë e qytetarëve të zakonshëm dhe tani ankohen se pse u shpalosën bisedat private. Dhe tani mundohen të bëjnë lista për të frikësuar shqiptarët, të rinjtë shqiptarë. Por një gjë do të ju them: Zullumi këputet kur trashet. Le ta trashin zullumin sa më tepër dhe do të përballen me revoltën e popullit.”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments