Friday, February 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniJa çfarë thotë policia për bastisjen e shtëpisë së deputetit Vesel Mehmedi

Ja çfarë thotë policia për bastisjen e shtëpisë së deputetit Vesel Mehmedi

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka konfirmuar lajmin se ditën kur kanë arrestuar dhjetra të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, poashtu kanë bastisur edhe shtëpinë e deputetit të RDK, Vesel Memedit në fshatin Çajle të Gostivarit.
Mirëpo, policia nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë për arsyen e bastisjes duke u arsyetuar se kjo është bërë me urdhër të gjykatës, raporton Almakos.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 me datë 28 nëntor të këtij viti është kryer kontroll në shtëpinë e personit me iniciale V.M në fshatin Çajlë-Gostivar”, thonë nga MPB.

Sipas policisë, detajet e bastisjes së shtepisë së Memedit duhet t’i kërkojmë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Përkundër të gjitha përpjekve të Almakos për të marrë një përgjigje për arasyet e bastisjes së deputetit Memedi, gjykata në Shkup mbeti e shurdhur.

Sqarime nuk morrën as nga vetë deputeti Memedi dhe partia e tij, Rilindja Demokratike Kombëtare. Memedi dhe RDK kanë injoruar pyetjet e Almakos të dërguara përmes postës elektornike dhe telefonit për të sqaruar arsyet e bastisjes në shtëpinë e deputetit.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments