Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa çfarë thotë MPB-ja për lajmin se ka grupe të armatosura në...

Ja çfarë thotë MPB-ja për lajmin se ka grupe të armatosura në kufirin e Maqedonisë

Ditëve të fundit pas vendimit të gjykatës për grupin e Kumanovës, kanë nisur të përhapen lajme të ndryshme për ekzistimin e një grupi të armatosur që nga Kosova është drejtuar për në Maqedoni që sipas të njejtave lajme të kërkojnë drejtësinë për grupin e Kumanovës por në mënyrë të ‘dhunshme’.
Sipas të njejtit lajm që po bën xhiron në rrjetet sociale, një grup i madh i armatosur deri në dhëmbë po bëhet gati të futet në Maqedoni, por e gjithë kjo është thjeshtë një gënjeshtër e trilluar nga portale të ndryshme të cilat për klikime po shpërndajnë vetëm dezinformata.

Ministria e punëve të brendëshme pasiqë ditëve të fundit ka nisur të përhapet panikë e madhe tek popullata e sipas këtyre burimeve brenda sektorit të sigurisë, lajmet janë thjeshtë gënjeshtra.

“Këto janë thjeshtë gënjeshtra të kulluara që të mblidhen sa më shumë njerëz nëpër protesta të organizuara në vende të ndryshme, janë madje edhe gënjeshtra të portaleve të ndryshme joprofesionale të cila për klikime bëjnë lajme dhe shpërndajnë dezinformata”, kështu theksojnë burime të MPB-së lidhur me rastin në fjalë./Gazeta Express/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments