Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa aksioni policor, mbyllen 13 objekte në Shkup (VIDEO)

Ja aksioni policor, mbyllen 13 objekte në Shkup (VIDEO)

Në bazë të analizave të përgatitura më herët dhe njohurive operative, MPB gjatë natës së mbrëmshme ka realizuar kontroll në 13 objekte hotelerike, ku kanë konstatuar se nuk respektohen dispozitat ligjore në lidhje me orarin e punës, ofrimit të alkoolit në vende ku ka të mitur dhe mos dhënie të llogarive fiskale.

“Në tetë objekte hotelerike është evidentuar prezencë e personave të mitur, ndërsa janë arrestuar katër të mitur. Dy prej tyre për përdorim të lëndëve narkotike, ndërsa dy për vërtetim të identitetit”, la deklaruar zëdhënësi i MPB, Toni Angellovski.

Për shkak të parregullsive të konstatuara, janë mbyllur 13 objekte hotelerike, ndërsa në edukim janë ftuar pesë pronarë të objekteve hotelerike, informojnë nga MPB. Mbrëmë është realizuar edhe aksion i përforcuar kontrolli në lidhje me drejtimin e makinave në gjendje të dehur, ku është vërtetuar se 272 vozitës janë kontrolluar nga alkotesti dhe tek 102 vozitës është vërejtur prezencë e alkoolit. Nga MPB informojnë se janë konstatuar edhe 49 shkelje të tjera, për çka janë shqiptuar 12 gjoba mandatore dhe 37 gjoba me pagesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments