Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIzmit Nura për vizitë zyrtare në SHBA, takim edhe me konsullin e...

Izmit Nura për vizitë zyrtare në SHBA, takim edhe me konsullin e përgjithshëm (FOTO)

Gjatë vizitës zyrtare të zëvendës drejtorit të Agjencisë për Mërgat Izmit Nura, u realizua një takim pune në Konsullatën e Maqedonisë së Veriut në Çikago, SHBA, me konsullin Petrit Musliu.

Në takim, z. Nura njoftoi konsullin e Maqedonisë në Çikago për vizitën e tij në SHBA, aktivitetet e parapara si përfaqësues institucional për diasporën e Maqedonisë dhe takimet e planifikuara sipas agjendës zyrtare.

Z. Musliu shprehu nderimet e tij për vizitën e zëvendës drejtorit të Agjencisë për Mërgat dhe theksoi nevojën për një bashkëpunim ende më dinamik midis dy institucioneve, duke nxitur ruajtjen e vlerave kulturore dhe identitetit kombëtar në SHBA.

Konsullata e Maqedonisë së Veriut në Çikago të SHBA-së, në bashkëpunim me shoqatat në Migracion në vazhdimësi realizojnë aktivitete për komunitetin në SHBA, në formë të drejtpërdrejtë ku si qëllim kanë të ofrojnë shërbime që plotësojnë nevojat e njerëzve të të gjitha moshave, pa dallim.

Qëllimi i vizitës së z. Nura në SHBA është që të sjellë një frymë të re për ndërlidhjen e Diasporës apo komunitetit shqiptar në SHBA me vendlindjen e tyre, duke e pozicionuar në një nivel më të lartë marrëdhënien me diasporën dhe atdheun, duke ofruar shërbimet institucionale në Migracion dhe duke qenë prezent në çdo nevojë të qytetarëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Në konsullatën e Maqedonisë së Veriut në Çikago, z. Nura dorëzoi edhe disa botime për biblioteken e shkollës Shqipe ‘Kongresi i Manastirit’. Në ditët vazhdim z. Nura do të vazhdojë me takimet e planifikuara në SHBA.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments