Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiIzmit Nura: Filloi rikonstruimi i Pishinës në qytetin e Strugës (FOTO)

Izmit Nura: Filloi rikonstruimi i Pishinës në qytetin e Strugës (FOTO)

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët zv.drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura, sot në Strugë filloi rikonstruksioni i pishinës së qytetit të Strugës.

Zv.drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura në inaugurimin e punimeve theksoi që projekti që kap vlerë n mbi 30.000.000 milion denarë, mjete këto të siguruara nga Agjencia për Rini dhe Sport.

“Është ky një zotim i yni që po bëhet realitet. Dua të njoftoi që së shpejti fillojmë me ndërtimin e pishinave në Tetovë dhe Kërçovë. Bëhen përprekje edhe për fillimin e ndërtimit të pishinave në Gostivar e Kërçovë”, deklaroi Nura.
Kujtomë që pishina që ndodhet në rrethin e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë ishte një hapësirë ku mblidheshin të varurit nga droga. Nga klubi i notit në këtë qytet vazhdimisht bënin thirrje që të gjendet një zgjidhe e përbashkët në mes autoriteteve lokale dhe qendrore dhe pishina të vihet përsëri në funksion.

Pishina olimpike e Strugës është ndërtuar në vitin 1972, ndërsa puna e saj u ndërpre në vitin 2005.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments