Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIvanov nuk e do gjuhën shqipe, ja reagimi i qeverisë

Ivanov nuk e do gjuhën shqipe, ja reagimi i qeverisë

Pas vendimit të Presdidentit, Gjorge Ivanov, për të mos nënshkruar Ligjin e gjuhëve, ka reaguar Qeveria e Maqedonisë.
“Nëse ndonjë qytetar ka të drejtë të flasë në gjuhën e vet amtare, me këtë fitojnë të gjithë qytetarët, ndërsa fiton edhe Republika e Maqedonisë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë shpreh keqardhje për vendimin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të mos e nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Me këtë rast duam edhe një herë të theksojmë se të gjitha dispozitat në zgjidhjen ligjore për përdorimin e gjuhëve, janë në pajtueshmëri më amendamentin e 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Me Ligjin e avancojmë përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive në Republikën e Maqedonisë. Motivi për sjelljen e këtij ligji është kujdesi ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në të cilën ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë. Ky është kocept në të cilin beson fuqishëm kjo Qeveri dhe të cilin do të vazhdojmë edhe më tej ta avancojmë.

Me këtë Ligj do të zgjerohet përdorimi i gjuhës zyrtare të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, që don të thotë se Ligji në pajtueshmëri me këtë e zgjeron përdorimin e gjuhëve në institucione dhe do t’u mundësojë qytetarëve të komunikojnë me institucionet e shtetit në gjuhën e tyre amtare. Qeveria e RM-së është përcaktuar për politika të cilat e ndërtojnë RM-në si shtet qytetar i të gjithëve që jetojnë në të: Maqedonas, Shqiptarë, Turq, Serb, Vlleh, Rom, Boshnjak dhe të gjitha bashkësitë tjera.”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments