E jap këtë prononcim në lidhje me thashethemet që dolën dje nëpër media të ndryshme në lidhje me përcaktimin tim rreth nënshkrimit për shumicen e re parlamentare.
Nënshkrimi im qëndron aty derisa ta konfirmojne ose ta tërheqin organet e partisë, duke nisur prej degës sime, deri te Kryetari, Kryesia Qendrore e Kuvendi Qendror, si organi më i larte i partise sime “Alternativa”. Këtë vendim e kam marrë si detyrim politik, moral, njerëzor dhe demokratik ndaj votuesve dhe miqve të mi.
Hysni Ismaili