Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIsh kryetari i Manastirit dënohet me 8 vjet burg

Ish kryetari i Manastirit dënohet me 8 vjet burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimin për të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”. Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me 8 vjet burg përfshi këtu kohën e kaluar në arrest shtëpiak. Gjykata ka shqiptuar dënim edhe për rreth 20 persona të tjerë(lajmi është në përditësim…).

Të dënuarit ndiqeshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreh 360.000 eurove.

Lënda u hap nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments