Ish-bosi i Formula 1 pret të bëhet baba në moshën 89-vjeçare

0
21

Ish-bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka njoftuar se pret të bëhet baba për herë të katërt, tashmë 89 vjeç.

Multimilioneri është i martuar me Fabiana Flosi dhe po qëndron këto momente në një fermë në Brazil, për shkak të koronavirusit.

Ecclestone, që është edhe gjysh i pesë nipave, konfirmoi për një media gjermane se ai dhe bashkëshortja e tij 45-vjeçare po presin një fëmijë.