Shoqata Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze” për Maqedoninë e Veriut, me seli në Strugë, sot në ambientet e saj priti delegacionin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Delegacioni kryesohej nga udhëheqësja e arkivit të Institutit, zonja Kimete Haxholli.
Takimi kaloi në një atmosferë mjaft miqësore. Zonja Haxholli referoi rreth grumbullimit të dokumenteve për dëshmimin e krimeve gjate luftës në Kosovë, ndërsa nga ana jonë u prezantua veprimtaria dhe aktiviteti i shoqatës.
Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzimi i një pjese të arkivit të shoqatës sonë. Për rrjedhojë, sot i dorëzuam Institutit 1600 dokumente, të cilat vlerësuam se do të jenë në interes të punës kërkimore-shkencore të këtij institucioni.
Pas dorëzimit të arkivit, në emër të shoqatës, i përgëzova për punën e çmuar dhe fisnike që po bëjnë nën udhëheqjen e Drejtorit të Institutit, z. Atdhe Hetemi, për zbardhjen e krimeve të luftës që pushteti serb kreu në Kosovë.
Versioni i Redaktuar (Rekomandohet për publikim)
Shoqata Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” për Maqedoninë e Veriut, me seli në Strugë, sot në ambientet e saj priti delegacionin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Delegacioni kryesohej nga udhëheqësja e arkivit të Institutit, zonja Kimete Haxholli.
Takimi kaloi në një atmosferë mjaft miqësore. Zonja Haxholli referoi rreth grumbullimit të dokumenteve për dëshmimin e krimeve gjate luftës në Kosovë, ndërsa nga ana jonë u prezantua veprimtaria dhe aktiviteti i shoqatës.
Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzimi i një pjese të arkivit të shoqatës sonë. Për rrjedhojë, sot i dorëzuam Institutit 1600 dokumente, të cilat vlerësuam se do të jenë në interes të punës kërkimore-shkencore të këtij institucioni.
Pas dorëzimit të arkivit, në emër të shoqatës, i përgëzova për punën e çmuar dhe fisnike që po bëjnë nën udhëheqjen e Drejtorit të Institutit, z. Atdhe Hetemi, për zbardhjen e krimeve të luftës që pushteti serb kreu në Kosovë.SHHB “Nëna Tereze”Jashar Pollozhani ,kryetar















