Deklarata e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti ka acaruar partitë shqiptare, Lëvizjen Besa, Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha duke ironizuar me deklaratën e Ahmetit tha se në zgjedhjet e 12 prillit partitë shqiptare duhet të garojnë në dy blloqe.“Nëse BDI ka kapacitet që të jetë ajo ‘nëna e madhe’ e partive tjera, të paktën partitë që i ka në qeveri le të mundohet që t’i bashkoj rreth vetes dhe të shkojmë në zgjedhje si dy blloqe. Ata që janë në qeveri dhe ne që jemi në opozitë. Për partitë, të cilat BDI i ka partner koalicioni në qeveri lindin dyshime shumë të mëdha se janë pikërisht ato që BDI i lëshon të bëjnë këto përçarje, apo në një formë stigmatizimin e partive politike tjera që të mos mund të bashkohen apo të mos mund të dalin në blloqe sa më të vogla” – deklaroi Hoxha.