Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLAMM: Reshje të borës në Strazhë

LAMM: Reshje të borës në Strazhë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër disa rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në Krushevë, Mavrovë, Gjavatë dhe Strazhë, informojnë nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga LAMM in formojnë se nga 15 nëntori 2019 është në fuqi obligimi ligjor për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments