Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniInspektorati do të kryej kontrolle nëse kompanitë e vendit paguajnë rrogën minimale...

Inspektorati do të kryej kontrolle nëse kompanitë e vendit paguajnë rrogën minimale prej 18 mij denarë

Në dy javët e para të muajit prill, Inspektorati Shtetëror I Punës do të kryej kontrolle intenzive në kompanitë e vendit për të konfirmuar nëse punëdhënëist kanë paguar rrogat e marsit në bazë të Ligjit për pagën minimale, që tashmë është rritur në 18 mijë denarë. Kështu ka deklaruar për radio Evropa e Lirë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençovska duke shtuar se kontrolle të posaçme do të bëhen ndaj kompanive të cilat veçmë janë të regjistruara si kompani që nuk respektojnë të drejtat e punëtoreve. “Në këtë rast rol kryesor do të ketë Inspektorati shtetëror I punës. Do të përforcohen kontrollet, posaçërisht në muajin prill sepse pagat e marsit patjetër të jepen nga 1 deri më 15 prill nga të gjthë punëdhënësit. Inspektorati shtetëror I punës do të bëj kontrolle intenzive për të konfirmuar nëse të gjithë punëdhënësit kanë respektuar Ligjin për pagën minimale. Kontrollet do të jenë posaçërisht në ato kompani të cilat edhe në të kaluarën, sipas evidencës së Inspektoratit Shtetëror të Punës, janë regjistruar si punëdhënës që nuk respektojnë të drejtat e punëtorëve”, tha : Jovanka Trençovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments