Tuesday, March 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIncident në Shkup, policia në kërkim të autorëve

Incident në Shkup, policia në kërkim të autorëve

Disa persona të panjohur në moshë nga 15 deri 18 vjeç dje fizikisht kanë sulmuar një djalosh 15 vjeçar në autobusin e NPT-së me numër 65, i cili qarkullon nga Stajkovci deri te Qendra Transportuese – Shkup.
Rastin në polici e ka paraqitur nëna e djaloshit me iniciale E.N. (36). Sipas saj, incidenti ka ndodhur në ora 13 e 20 minuta kur në fshatin Hasanbeg janë futur në autobus disa persona të panjohur, të cilët pasi janë ngjitur në katin e dytë të autobusit, fillimisht e kanë sulmuar fizikisht djalin e saj, e pastaj edhe shokët e tij.

Djaloshi ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e qytetit, “Shën Naumi i Ohrit” ku i është dhënë ndihma e parë. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments