Ilmi Yseini është 18 vjeçari nga Frëngova e Strugës i cili ka pasion muzikën dhe këngën,por edhe të interpretoj nëpër skenat muzikore shqiptare.
Artisti i ri nga Frëngova e Strugës studion në shkollën e mesme të muzikës “Todor Skallovski Tetoec”, Strugë, gjithashtu është edhe pjesë e korit të kësaj shkolle, në grupin e tenorit.
”Ëndrra ime më e madhe është të vazhdojë të merrem me muzikë dhe të bëhem një këngëtar i njohur i skenës shqiptare, dhe kjo ëndërr është që nga femijëria ime”, shprehet 18 vjeçari, Ilmi Yseini, shkruan Struga Ekspres.
” Dy kenget e mia te para jane :Me shprese” e cila është publikuar para 1 viti, ndersa e dyta titullohet ‘Adhurim’ e publikuar poashtu para nje viti, kënga të kënaq shpirtin dhe dua ta shijoj atë, përfundon i entuziazmuar Ilmi Yseini. (Struga Ekspres)