Ilir Meta ishte në Manastir për 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit

0
19

Presidenti Meta ishte për vizitë në Manastir për të përkujtuar 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Meta pritet nga dhjetra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi. Ai viziton shtepinë muze ku u mbajt Kongresi i Manastirit, i shoqëruar nga dhjetra shqiptarë. Presidenti Meta, në mënyrë simbolike shpërndanë 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir.Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët faktor progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit te rajonit“, është shprehur, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5