Më 10.09.2026, në orën 17:40, në fshatin Kalishtë të Strugës, zyrtarë policorë nga policia kriminalistike pranë SPB Strugë e privuan nga liria P.P. (41) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit tek ai u gjet dhe u sekuestrua një paketim me një substancë të bardhë pluhur. Ndërsa në automjetin e tij, një „Volkswagen Golf“ me targa të Shkupit, u gjet një paketim me mbetje të një substance të bardhë pluhur.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.













