Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiIdri Istrefi i vendosur: E fitojmë Strugën, komunën do t’ua kthej qytetarëve

Idri Istrefi i vendosur: E fitojmë Strugën, komunën do t’ua kthej qytetarëve

Kandidati i Strugës për kryetar komune Idri Istrefi bashkë me bashkëshorten e tij ishte i ftuar në emisionin Pastel të Televizionit 21 ku foli për familjen për kohën e studimeve e për karrierën e tij profesionale, përcjell in7.

Istrefi foli për jetën në Strugë e cila ka dinamikë vetëm gjatë stinës së verës kur vijnë turistët dhe mërgimtarët por edhe në atë periudhë nuk ka aktivitete kulturore.

Edhe pse organizohen vetëm figuartivisht dy evnte gjatë kësaj periudhe si festivali “Këngë Jeho” dhe “Mbëmjet Strugane” edhe këto zhvillohen vetëm një natë dhe nuk ka aktivitete të tjera.

Dhe prandej dua që edhe Komunën e Strugës tua kthej qytetarëve dhe dymbëdhjet muaj frumojë me aktivitete të ndryshme.

Në pyetjen e gazetares se a do jetë e vështirë në katër vite edhe tu kthehet Struga struganë siç thoni ju të bëni ndryshime.

Kandidati i opozitës shqiptare tha se asgjë nuk është e vështirë, duhet të ketë vullnet të mirë dhe të menaxhohet mirë,të mos ketë korrupcion, të mos ketë nepotizëm, të mos ketë kriminalitet dhe buxheti i komunës të shfrytëzohet në mënyrë racionale jo të keqpërdoret.
Dhe siç e shihni në kohë fushate vetëm asfaltohet pa kriter ku ka nevoj për vota shkon asfalton një ditë para zgjedhjeve një javë pas.
Nëse buxheti administrohet mirë do të ketë ndryshim dhe komuna të jetë servis i qytetarëve dhe jo të jetë pronë e dikujt. Duhet të jesh menaxher i mire e jo pronarë i Komunës, tha mes tjerash Istrefi.

Në pyetjen e gazetares se në duart e kujt është Struga gjithë këto vite? Idri tha se Struga këto vite ka qenë në duart e kryetarit i cili është dhe kryetari në ikje dhe të një kryetari nën hije dhe prandej une jam angazhu dhe kërkoj që Strugën tua kthej struganëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments