Kur i thanë se mund të mos kishte kurrë fëmijë Donna Carter u dëshpërua pamasë.
E diagnostikuar me një problem fertiliteti në të 20 – at, ajo u bind se ëndrra për t’u bërë nënë kishte marrë fund.
Por sot, 10 vite më vonë, ajo është nënë e jo 1, por e 3 fëmijëve, të ngjizur në mënyrë natyrale, duke mposhtur të gjitha parashikimet e mundshme.
Adam, Miles dhe Damian lindën 7 javë më parë. Ata janë trinjakë identikë dhe gëzojnë shëndet të plotë.
“Ishte shokuese. Mjekët më thanë se shanset për të mbetur shtatzënë ishin 1 në 1 milionë, si të fitosh lotarinë”, rrëfen Carter.
Në moshën 24 – vjeçare ajo u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike, një gjendje e cila shkakton formimin e qeskave me lëngje në vezore që pengojnë pjellorinë.
Megjithatë, sot, në moshën 34 – vjeçare ajo la pa fjalë mjekët duke sjellë në jetë 3 vogëlushë.