Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniI ftohti i vërtetë më afër se kurrë

I ftohti i vërtetë më afër se kurrë

Mot i butë dhe kryesisht me diell, javën e ardhshme sërish ftohtë, transmeton Express.
Pas motit të ftohtë që mbajti në fillim të javës, nga sot fusha anticiklonike dhe masa të ngrohta ajrore do të fillojnë të fuqizohen mbi pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe lindore.

Nën këto kushte në ditët në vijim do të mbajë mot më i butë dhe kryesisht me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mund të ketë mjegull dhe ngricë. Në fundjavë, të shtunën do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell, e gjatë ditës së diel, mot kryesisht me vransira. Në mbrëmje vonë priten edhe reshje të dobëta shiu.

Sipas tendencave të fundit, në fillim të javës një turbullirë nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore, do të sjellë kushte për mot të ftohtë, kohëpaskohe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave gjatë ditës dhe në mbrëmje do të shndërrohen në borë.

Temperaturat maksimale në ditët e ardhshme do të rriten mbi vlera mesatare duke u sillur nga 10C deri në 12C, e ato minimale -1C deri 1C, ndërsa në fillim të javës maksimalet parashihet të zbresin në 5C.

Era do të fryjë lehtë, kryesisht nga jugu-juglindja 1-5m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments