Humb jetën kirurgu i njohur nga Struga

0
13
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Struga sot humbi kirurgun e njohur, i cili arriti të mposht koronavirusin, por jo edhe pasojat e tij.

Kirurgu-specialist 60-vjeçar Dr. Vladimir Kocoski u trajtua për dy javë nga Covid-19 në Klinikën Efektive të Shkupit dhe pasi mori një test negativ, një ditë para se të dilte në shtëpi, gjendja e tij u përkeqësua papritmas për shkak të dëmtimit të organeve vitale nga virusi i rrezikshëm. Ai u transferua menjëherë në Klinikën për Anestezi, Reanimim dhe Kujdes Intensiv (KARIL), por nuk arriti të përballojë komplikimet e shkaktuara nga virusi.
(Struga Ekspres)