Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëHoxhë Mazllami: Vetura është modeste, nëse dikush ma falë një helikopter, unë...

Hoxhë Mazllami: Vetura është modeste, nëse dikush ma falë një helikopter, unë do ta merrja (VIDEO)

Hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami, ditë më parë i është bërë një dhuratë nga xhemati i tij në rastin e pensionimit, duke i blerë veturë të tipit Mercedes, në vlerë rreth 15 mijë euro.

Mazllami i ftuar në DebatPlus, ka thënë se vetura është modeste, duke shtuar se nëse dikush do t’ia falte edhe ndonjë helikopter, ai do ta merrte.

“Jam punëtor i BIK që 34 vjet në Prizren. Merrem me Islam mbi 40 vite.  Pasi po iku në pension, ka qenë hedije prej shokëve miqve, të cilëve ju ka ra ndërmend të bëjnë një surprizë makinë modeste, ajo është modeste sepse është e vjetër, nuk është e re”, u shpreh ai.

Gazetari Valon Syla përmes një videoje ironizoi në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur hoxhën në fjalë “mulla mercedesi”.

Por që pas kësaj deklarate, Syla është sulmuar nga disa persona, duke i shkaktuar lëndime në kokë.

Hoxhë Mazllami ka thënë se ky veprim në Islam është haram, sidomos në Ramazan.

“Me keqardhje, nuk i përdori rrjetet sociale, nuk kam dëgjuar për këtë rast. Por në Islam nuk mund të lejohen veprime të tilla, sidomos në agjerim, në Ramazan, është haram”, u shpreh Mazllami. /Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments