Wednesday, May 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHoxha: Mbetemi të vendosur që së bashku me Aleancën për Shqiptarët ta...

Hoxha: Mbetemi të vendosur që së bashku me Aleancën për Shqiptarët ta mposhtim BDI-në

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha në paraqitjen e tij të sotme deklaroi se nga ky subjekt politik mbeten në qëndrimin se duhet bashkëpunim me Aleancën për Shqiptarët, me qëllim mposhtjen e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përcjell Alsat. I pyetur për shumicë të re parlamentare, Hoxha tha se për këtë do të diskutohet pas zgjedhje lokale.

“Mbetemi të vendosur në përkushtimin tonë që së bashku me Aleancën për Shqiptarët ta mposhtim BDI-në në komunat ku marrim pjesë në raundin e dytë. Këto janë zgjedhjet lokale, legjitimiteti për zgjedhjet parlamentare, pra për një qeveri të re vjen nga zgjedhjet parlamentare. Mbetet të shihet pas zgjedhjeve se si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të ecë skena politike më pas”, tha Hoxha.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments