Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHoxha: AShMAA nuk respketon ligjin, punon me direktiva të VMRO-së

Hoxha: AShMAA nuk respketon ligjin, punon me direktiva të VMRO-së

Levizja Besa sërish ka akuzuar Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele se punon me direktiva partiake.

Sekretari gjeneral i Besës, Arjanit Hoxha në konfernecën e sotme për shtyp theksoi se edhe përkundër asaj se KSHZ i është drejtuar Lëvizjes BESA me kërkesë për të njoftuar rreth hapësirës mediale që duhet të shfrytëzojë kjo parti, Agjencia po e bën të kundërtën, bllokon minutazhin reklamues të Lëvizjes Besa nëpër televizione dhe të njejtin ja transferon VMRO-DPMNE-së, shkruan Zyrtare.net
“Rregullorja e re që është publikuar nga AShMAA për ndarjen e minutazhit për partitë politike edhe pse në të thuhet se 6 minuta ju takojnë partive më të mëdha opozitare të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar më shumë vota, Agjencia partiake e VMRO-DPMNE-së, ju cakton mediumeve ti ndajnë të gjitha 6 minutat partisë e cila e zgjodhi Zoran Trajçevskin si drejtor. Nga atje janë paraqitur dy dilema, e para kush është partia e dytë opozitare nga zgjedhjet e fundit parlamentare z Trajçevski, dhe e dyta me interpretimet tuaja të ligjit mund të themi se VMRO nuk është pjesë e opozitës për shkak se ajo tashmë është në Qeveri me ministra e zv ministra “,tha Hoxha.

Me këto veprime sipas Hoxhës, AShMAA po bën shkelje serioze andaj është dorëzuar kallzim penal ndaj Agjencionit për shërbime mediale, audio dhe audiovizuele.

Ai njoftoi se si parti i kanë bërë ftesë edhe VMRO-DPMNE-së për të zgjidhur këtë çështje.

“Në rast se VMRO-DPMNE nuk i përgjigjet ftesës tonë, ne do njoftojmë KSHZ që me vendim të limitojë buxhetin medial për VMRO-DPMNE, dhe me miratimin e këtij vendimi VMRO-DPMNE duhet t’i jep përgjigje gjitha mediumeve për manipulimin që i ka pregatitur përmes agjencionit të udhëhequr nga Zoran Trajçeski”, theksoi sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments