Qytetarët të cilët nuk e dinë HIV statusin e tyre të bëjnë HIV test në qendrat më të afërta për testim, i cili është falas, vullnetar dhe i besueshëm, ndërsa rezultatet do t’i marrin për më pak se 30 minuta dhe janë të garantuara, porositën sot në konferencë për shtyp nga HERA – Asociacion për edukim shëndetësor dhe hulumtim.
Svetllana Vojnovska nga HERA tha se qëllimi i Javës evropiane për HIV, sigurimi i së cilës fillon nesër dhe do të zgjatë deri më 24 nëntor, është ngritja e vetëdijes për përfitimet nga HIV testimi dhe nxitja dhe motivimi i numrit sa më të madh të qytetarëve që ta bëjnë dhe ta kuptojnë HIV statusin e tyre. “Informata e fundit të cilën e kemi është se në Maqedoni në këtë moment ka 338 HIv raste të regjistruar, prej të cilëve 190 janë në terapi. Si dhe në nivel global, dominant është mënyra seksuale e transmetimit të HIV virusit. Statistikat e fundit tregojnë se një nga katër persona prej rreth 1,2 milionë persona të cilët jetojnë me HIV në Evropë nuk janë të vetëdijshëm për HIV virusin e tyre. Gjysma prej tyre janë diagnostifikuar vonë, e me këtë anulohet edhe qasja deri te terapia”, tha Vojnovska.