Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaHelmoi 25 fëmijë në kopsht, dënohet me vdekje mësuesja

Helmoi 25 fëmijë në kopsht, dënohet me vdekje mësuesja

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, ku njëri pret tyre fatkeqësisht humbi jetën.

Wang Yun u pasi fëmijët në një kopsht në qytetin Jiaozuo u dërguan me urgjencë në spital pas mëngjesit. Gjykata tha se ajo vendosi nitrite natriumi në ushqimin e fëmijëve.

Trupi gjykues e përshkroi mësuesen Wang si “të neveritshme dhe të mbrapshtë”. Incidenti që ndodhi më 27 mars të vitit të kaluar tronditi Kinën. Prej atëherë nisi një hetim i thellë policor. Gjykata, përfundimisht vendosi të hënën që Ëang të dënohet me vdekje, shkruan CNN.

Ajo e pranoi se në shenjë ‘hakmarrjeje’ kishte vendosur helm në mëngjesin e fëmijëve.

Këtë e bëri pasi kishte debatuar për çështje që kishin të bëjnë me menaxhimin e nxënësve, ku përfshihej edhe ajo për keqmenaxhim.

Një nga fëmijët e helmuar vdiq në muajin janar pasi kaloi 10 muaj në spital. Dënimi ndaj saj, sipas praktikave, kryhet me injeksion vdekjeprurës ose me pushkatim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments