Wednesday, May 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHapja e kufijve të Kosovës, vendoset në javën e ardhshme

Hapja e kufijve të Kosovës, vendoset në javën e ardhshme

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit të Kosovës , Alban Zogaj ka deklaruar se në javën e parë të qershorit do vendosin për hapjen e kufijve tokësor dhe ajror.

“Faza e tretë e hapjes do të fillojë prej 1 qershorit e tutje dhe ne po shpresojmë shumë që gjatë javës së parë të kemi diskutime serioze për të parë se si do hapen kufijtë dhe më pastaj me automatizëm do i hapim edhe fluturimet dhe aeroportin, kështu që unë po vlerësoj se kjo javë e parë e qershorit do jetë kyçe për të marrë një vendim i tillë, pra akoma nuk është marrë një vendim i tillë, akoma nuk e kemi një datë të saktë se kur do ndodhë kjo. Por qershori është kyç… Ne po varemi dhe jemi në koordinim me MSH dhe IKSHP-në në mënyrë që me na e dhënë dritën e gjelbër dhe kur mund të vazhdojmë tutje me fazën e tretë dhe me hapje eventuale të kufijve dhe fluturimeve”, deklaroi Zogaj.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës më 13 mars, ka mbyllur kufijtë tokësorë për shkak të mos përhapjes së pandemisë./kosovapress

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments