Halil Kastrati me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” pasi dhuroi banesën e parë në Strugë për familjen 6 anëtarëshe para 2 javësh, do të vazhdojë sërish të dhurojë banesa për familjet nevojtare në Strugë, shkruan Struga Ekspres.
Gjithashtu mësohet se pas dhurimit të kësaj banese,për të kërkuar ndihmë janë paraqitur te kjo shoqatë edhe disa familje të tjera strugane të cilët janë nevojtarë.
Halil Kastrati për Struga Ekspres, në ardhjen e tij të parë në Strugë pas disa kërkesave të struganëve nevojtarë tregoi se me ndihmën e bamirêsve dhe komunês sê Strugës do të ndihmohen skamnorët në Strugë të cilët kanë nevojë për kulm mbi kokë.
Humanisti i madh Halil Kastrati nuk deshte të jap më shumë detaje rreth këtyre aksioneve humanitare në Strugë.
Por një gjë dihet,ky njeri i madh që ka gëzuar mijëra familje shqiptare do të gëzojë edhe disa familje në nevojë në Strugë.
(Struga Ekspres)