Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGrupi i zjarrit: Nuk jemi vetëpërjashtuar

Grupi i zjarrit: Nuk jemi vetëpërjashtuar

Pas paralajmërimit të BDI-së gjatë mbledhjes së mbrëmshme në Reçicë se 5 anëtarë të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim janë vetëpërjashtuar nga partia, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Grupit të zjarrit. Në reagim thuhet se ata nuk janë vetëpërjashtuar por se janë larguar në shenjë proteste nga mbledhja e asaj nate të 1 prillit dhe se e gjithë kjo është një lojë fjalësh për të hutuar publikun.

Ata, po ashtu, akuzojnë Kryesinë e BDI-së se nuk jemi ftuar në mbledhjen e partisë si anëtar të Kryesisë, gjë që paraqet shkelje të statutit dhe detyrimeve ligjore të organeve të partisë, sipas tyre, duke vepruar kështu në mënyrë arbitrare dhe jodemokratike.

Sipas reagimit zyrtar të Grupit të zjarrit, anëtarët e Kryesisë përzgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm dhe vetëm ai mund ti shkarkojë përmes proceduarave ligjore statutore dhe jo me njoftime e kumtesa.

“1. Nuk jemi vetëpërjashtuar por kemi lëshuar mbledhjen në shenjë proteste si pasojë e mos pajtueshmërisë dhe manipulimit të statutit të partisë.

2. Nuk jemi ftuar në mbledhjen e partisë si anëtar të Kryesisë, që paraqet shkelje të statutit dhe detyrimeve ligjore të organeve të parties,

3. Ky lloj kryesimi me organin partiak është arbitrar dhe jo demokratik.

4. Antarët e Kryesisë përzgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm dhe vetëm ai mund ti shkarkon përmes proceduarave ligjore statutore.”- thuhet në njoftim.

Në fund ata theksojnë se do të vazhdojnë luftën me të gjitha mjetet demokratike, politike dhe meritokratike për të ruajtur dhe konservuar vlerën dhe kontributin e të gjithë shqiptarëve që nuk kanë rreshtuar të mbështesin dhe çojnë në fitore absolute formacionin politik të UÇK-së, të emëruar si Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments