Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGrenell: Shihni mos kanë votuar të vdekurit!

Grenell: Shihni mos kanë votuar të vdekurit!

“Njerëzit e meritojnë të dinë se të gjitha votat janë të ligjshme. Kontrolloni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që nuk kanë votuar mrekullisht edhe të vdekurit. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar në Twitter i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell i bashkohet kështu korit të zërave në kampin republikan që flasin për parregullsi ne zgjedhje. Pas pretendimeve për rinumërim të votave në Wisconsin, fushata e Trumpit depozitoi një kërkesë edhe në një gjykatë të Michiganit ku këmbëngul për qasje në vendet në të cilat janë duke u numëruar votat, në kohën kur ky shtet i lëkundur mund të përcaktojë nëse Trump do të qëndrojë apo jo në Shtëpinë e Bardhë.

Ekipi i Trumpit insiston për një pezullim te përkohshëm të numërimit derisa të ketë qasje dhe të lejohet të shohë nga afer sesi po kryhet procesi. Trumpi ka një diferencë të ngushtë me Joe Bidenin në Michighan. Kandidati demokrat pretendon se e ka fituar tashme Wisconsinin, i cili i siguron atij 10 vota elektorale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments