Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGodet ASH: Inspektori që shpërndau drogë në Gostivar është vëllai i funksionarit...

Godet ASH: Inspektori që shpërndau drogë në Gostivar është vëllai i funksionarit të BDI-së

Reagim:

Shkas për këtë reagim është tentimi i fshehjes, respektivisht heshtjes nga ana e institucioneve kompetente ne lidhje me rastin e kapjes se dy personave nga ana e policisë te cilët kanë shpërndarë (shitur) lëndë narkotike duke e shfrytëzuar veturën e inspektorit të policisë nga sektori i punëve te brendshme në Tetovë.

Sipas informatave te liferuar, automjeti me të cilin është bërë shitja nuk është mbajtur për ekzaminimet e mëtutjeshme. Kjo është brengosëse pasi që automjeti ka qenë ne shfrytëzim të inspektorit i cili në fakt është vëllau i funksionarit te lartë të BDI-së. Ky funksionar ka qenë shef kabineti në Komunën e Gostivarit kur kryetar ishte Nevzat Bejta, ka qenë shefi i shtabit të BDI-së në Gostivar në zgjedhjet lokale dhe presidenciale, ka qenë përfaqësues i BDI-së në komisionin zgjedhor Komunal.

Si mundet qe i gjithë ky rast te përfundon vetëm me mbajtjen e, siç u theksua në mediume, të dy shitësve, pa mos vazhduar më tutje dhe hetuar rastin se cili ka qenë roli i inspektorit si dhe njerëzve te tjerë? A është ky edhe një shembull i drejtësisë selektive në vend? A e konfirmon kjo tezën se drejtësia në këtë shtet është selektive dhe e politizuar? Ku është shteti i së drejtës? Dje u mbyllen sytë në lidhje me krismat ku protagonist ishte Xhevat Ademi, sot tentohet e njëjta gjë me vëllaun е këtij njeriu shumë të afërt me krerët e BDI-së. Kur janë në pyetje krerët e BDI-së, mund te ndodh c’mos dhe drejtësia te mos duket në mejdan. Vallë a kështu funksionon shteti i se drejtës? Vallë a kështu tentohet nga qeveria aktuale dhe instancat me te larta shtetërore te amnistohen krerët e BDI-së? Kur bëhet fjalë për BDI-në gjithçka është e mundshme, mund të bëjnë kërdinë pa asnjë brengë sepse ato janë të sigurtë se ligji dhe e drejta për ato nuk vlen, apo kanë mehanizma te caktuar te cilën vetëm ata e dinë për tu ikur përgjegjësisë.

Në Gostivar, sipas disa te dhënave ka mbi 5000 përdorues te lëndeve narkotike. Parashtrohet pyetja se kush i furnizon ato? Mos vallë e gjithë kjo është pjesë e kësaj loje ku udhëheqësit kryesore janë pikërisht krerët e BDI-së në Gostivar. Prandaj ftojmë organet kompetente të mos heshtin. Te veprojnë sipas dispozitave ligjore dhe jo duke heshtur dhe duke mos ndjekur rastin siç është zakon kur bëhet fjalë për personat e afërt me BDI-në. Vetëm ne këtë mënyrë mund te qëndrohet përpara dyshimeve të potencuara më lartë e që janë me se legjitime.

Aleanca për Shqiptarët
17.08.2019

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments