Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiGjyqtarja strugane Lumturie Asani: Kënaqesia më e madhe, të mbaj në kontroll...

Gjyqtarja strugane Lumturie Asani: Kënaqesia më e madhe, të mbaj në kontroll 22 burra

KOHA: E fillove me atletikë e me pas vendose të merresh me sportin më të popullarizuar në botë, futbollin. A mund të na tregosh rrugëtimin tënd si atlete e më pas si futbolliste?

– Në fillimet e shkollimit të mesëm pata fatin të njoftoja trajnerin Alim Hajredini, i cili duke parë pregatitjet e mia fizike, më propozoj të bëhesha pjes e klubit të tij të atletikës ( K.A Drini ). Më pas në një nga stërvitjet që zhvillonim në stadiumin e Vllaznimit, kishin stërvitje edhe klubi i sapo formuar i femrave AS United. Në atë stërvitje trajnerët patën biseduar në lidhje me inkuadrimin tim në klubin e futbollit AS United i udhehequr nga trajneri Astrit Merko. Pra nga ai moment unë u bëra pjes e klubit të par të femrave Shqipëtare në Maqedoni.

KOHA: Që nga hapat e parë me futbollin je pjesë e skuadrës “AC United”. Cilat janë sukseset e arritura me këtë klub dhe arritjet tuaja personale?

– Klubi yn është një klub i ri i cili ka synime të larta. Kemi fituar disa turne të organizuar edhe jasht shtetit, por shpresojmë që shum shpejt ne të jemi dhe kampion dhe të përfaqësojmë Maqedonin në garat Europiane. Unë jam shum e privilegjuar se nga ky klub jam shpallur një her sportiste e dalluar në qytetin e Strugës poashtu, dy her sportiste e vitit në Maqedoni, në vitin 2013 dhe në vitin 2015, dhe për momentin jam dhe zëvendës trajnere ne grupmoshat e vogla me të cilat dhe u shpallëm kampion të shtetit në sezonen 2016/17.

KOHA: Paralelisht derisa po merresh me futboll, ke kryer edhe kursin për refere. Nga lindi ideja që të merresh edhe me këtë profesion, ose kush ju nxiti që të merreni me referim?

– Mbas 5 vite si futbolliste aktive në fushën e gjelbërt, me ndihmen e trenerit Astrit Merko, mora pjes në turnerun ndërkombëtar në Durrës, ku dhe jan hapat e mia të para të karierës time si refere. Pasi u këtheva nga turneru, pati një ndeshje miqësore në fshatin tim ( Zagraçan ) ku një nga aktivistët e klubit Kf Liria Ashik Ismaili më sugjeroj që atë ndeshje ta gjykoja unë, dhe pranova me kënaqësi. Nga ai moment vendosa ti përkushtohem serjozisht referimit. Me ndihmën e trenerit Astrit M. realizuam dhe një takim me nënkryetarin e refereve në Maqedoni Ilir Sela ku dhe mbas disa testimeve fizike dhe me shkrim u bë dhe zyrtarizimi im si refere. Gjej rastin që të faleminderoj pafundësisht trenerin tim dhe zotni Ilir Sela, fal mbështetjes të këtyre personave dhe familjes time unë sot jam këtu ku jam.

KOHA: Sa është e vështirë si gjyqtare të referosh në futbollin e meshkujve dhe femrave?

– Vështirësi nuk egziston, nëse egziston drejtësia.

KOHA: Ku e ke më lehtë të referosh, te femrat apo meshkujt?

– Si për qudi që meshkujt janë më shum impulsiv dhe gjak nxeht unë personalisht e kam më të lehtë të gjykoj në kategorin e meshkujve, për arsye se në momentin që shohin se gjyqtarja është femër janë më të rezervuer.

KOHA: Sa respektohesh nga klubet dhe futbollistët (meshkujt) kur ke pasur rast të ndash drejtësinë në ndonjë ndeshje kampionale?

– Si më gjdo ndeshje futbolli njëra prej skuadrave ( humbse ) shpreh pakënqsi.

KOHA: A ke qenë ndonjëherë në moment të sikletshëm?

– Po, përderisa e merr përsipër të drejtosh 22 lojat, normal se ka dhe raste te sikletëshme.

KOHA: Po nga tribunat kë qenë ndonjëherë në shënjestër?

– Për fat të keq mentaliteti në vendin ton është shum i dobet dhe nuk mund të anashkalohen këto situata. Në tribuna ka lloje lloje njerëzish, ndonjë vjen me qëllimin vetëm për fyerje dhe sharje, dikush tjetër vjen për te mbështetur ekipet përkatëse, por unë gjithsesi jam e koncentruar në lojë dhe aspak nuk merrem me ato, dhe vazhdoj të kryej detyrën time me nder!

KOHA: Sikur nuk të mjaftuan dy profesione, futbolliste dhe refere, dhe nga viti 2016 je pjesëtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Çka të shtyri të bëhesh police?

– Për pjesen e policis e kam pas ëndërr që në fëmirji, për atë shkak dhe vendosa që shkollimin tim të lart ta vazhdoj Kriminalistim dhe Detektiv. Mbas mbarimit të fakultetit bëra dhe një vit kursin në Akademin Policore në Idrizov.

KOHA: Është një karakteristikë e rrallë që të jesh police, futbolliste dhe refere. A ju ndihmon kjo që të mbroheni nga presioni i tyre kur merr ndonjë vendim sidomos kur akordon penallti apo ndëshkon dikë me karton të kuq?

– Nuk më pëlqen që të përziej punën e referimit me atë të policis. Mendoj se edhe penaltia ose kartoni i kuq është pjes e lojës dhe duhet mirkuptuar. Por kënaqësia më e madhe është të mbaj në kontroll 22 burra në fush haha.

KOHA: Si arrin ti menaxhosh këto tre profesione duke marr parasysh se secila prej tyre kërkon përkushtim maksimal?

– Edhe pse të tre profesionet janë të lodhshëm fizikisht dhe psiqikisht, ndjej kënaqësi shpirtërore mbas gjdo pune të kryer me sukses.

KOHA: Momenti më i mirë që të ka ndodhur deri më tani, qoftë si futbolliste, refere apo police?

– Si futbolliste mund të cek shpalljen si futbolliste më e mir e shtetit në vitet 2013 dhe 2015, si refere është momenti i diplomimit tim për kategorin e par, ndersa si police momenti më i mir dhe i pa harruar në jetën time ka qën diplomimi im me sukses në Akademin Policore, ku në syt e familjes time shihej kënaqësi e pafundme.

KOHA: Po momenti më i keq?

– Mund të them se ka qën momenti ku un kuptova se do të jem jasht listave të punësimit në Ministrin e punëve të brendëshme, edhe pse kisha kryer me sukses të gjitha etapat përkatëse.

KOHA: Kush është në jetën private Lumturie Asani?

– Në jetën private mund të them se jam një njeri që më pëlqen të rri pran familjes dmth kohën e lir ia përkushtoj atyre, pasiqr ata janë një ndër meritorët që unë kam arritur gjith këta suksese. Jam një person shum i butë, dhe kur flas për falimjen ndjehem shumë krenare pasi ata më kan mësuar gjithçka. Jam një person shum i lumtur dhe pjesa më e madhe e kësaj lumturie jan familja dhe kuptohet shoqëria ime e cila më ka përkrahur çdoherë.
koha.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments