Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionGjykata Speciale e Hagës, mësim i keq për brezin e ri!

Gjykata Speciale e Hagës, mësim i keq për brezin e ri!

Gjykata Speciale e Hagës, mësim i keq për brezin e ri!

Shkruan: Blerona Brao

Kisha lexuar nga historia e Luftës së Dytë Botërore për Gjykatën e Nyrnbergut, e cila vuri në bankën e zezë kasapët fashistë të Gjermanisë Hitleriane dhe u dha hakun e merituar për të gjitha krimet që kishin bërë kundër njerëzimit gjatë asaj lufte famëkeqe.

Por në këtë kohë ,,të çuditshme”, pas 75 vjetësh, ngrihet një ,,Gjykatë Speciale” në qytetin e Hagës, pra në zemrën e Europës, dhe shndërrohet në antipod të asaj gjykate me histori të largët.
Çuditërisht, nga të njëjtat vende antifashiste dhe nga të njëjtat vende që iu bashkuan Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar për ta shpëtuar nga shfarosja e kasapëve fashistë të ballkanit, ngrihet një gjykatë monstrume që hap procese gjyqësore, por tashmë, jo ndaj kasapëve serb të ballkanit, jo ndaj fashistëve sllavomëdhenj që bënë gjenocide zinxhirorë, që nga Srebrenica e Bosnjës e gjer tek dhjetëra srebrenicat e Kosovës si Reçaku, Prekazi etj, etj, por ndaj bijve të Lirisë, ndaj aleatëve të tyre të djeshëm, pra ndaj ushtarëve dhe drejtuesve të UÇK-së.

E pabesueshme, por e vërtetë dhe më shumë se poshtëruese, si për ideatorët e kësaj gjykate, ashtu edhe për popullin shqiptar.

Njolla e turpit historik, përmes këtij procesi politik, do gjejë faqen e vet, por kushdo që ëndërron t’i vë zinxhirë në duar Lirisë së Kosovës, do zhgënjehet i turpëruar. I uroj shëndet e qëndresë të gjithë bijve dhe bijave të UÇK-së që po përballen me neofashizmin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!