Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSibora Hoxha: Të jetosh në të tashmen

Sibora Hoxha: Të jetosh në të tashmen

Të jetosh në të tashmen

Kam kuptuar shumë gjëra, tani që u rrita dhe të them të vërtetën nuk e mendoja në këtë mënyrë të vërtetën. E mendoja ndryshe, ndoshta më të sinqertë, më shpirtërore.
Por tani që u rrita kuptova trazirat në vendin tim. Tani kuptoj çdo zemër të mërguar shtigjeve të largëta, kuptoj arsyet e tyre që ndoshta në një të ardhme të afërt do të jem dhe unë si ata.
Kam dëgjuar “të mëdhenj” që thonë se gjuhësia është hobi dhe nuk ka sens të mësojmë të rinjtë se si të flasin me rregulla.
Kam dëgjuar “të mëdhenj” që mësojnë të rinjtë të bëhen milionera brënda një nate, duke shitur veten, kombin, të drejtat e popullit, gjuhën, historinë, territoret për të cilat është bërë luftë e përgjakshme.
Kam dëgjuar edhe kur thonë se është prapambetje të studiosh historinë sepse njerëzve nuk u intereson çka ndodhur më parë, të gjithë shikojnë nga e ardhmja. Por të gjorët nuk dinë se e ardhmja është e varur nga e tërë historia!
Po, po kam dëgjuar edhe “të mëdhenj” të tjerë se si u japin vullnet të rinjëve për të mërguar.
Çfarë nuk dëgjokërkan veshët kur rritesh!
Dëgjova që duhej të besonim edhe në politikë sikur të ishte religjion, fe në vete, për të pasur favore, përparësi në shumë gjëra, e të bëheshim si ato “të mëdhenjtë” e shumtë që na enden para syve.
Të bëheshim të gjithë të pasur sepse liderët nuk kanë nevojë për shtresën puntore. Sa më shumë dëgjoja aq më shumë më dukej qesharake!
Dëgjova që duhej edhe gojën mbyllur të mbanim kur shihnim dhe dëgjonim padrejtësit që “të mëdhenjtë” bënin sepse “asnjë nuk komenton, çne të komentosh ti” apo e thënë troç dhe pa zbukurime të mëndafshta sepse KANË FRIK!
Kanë frik se nuk do të gjejnë vende pune, apo se në ato vende që janë u kushtëzohet puna me favore të tjera.
Qenka shumë shëmtuar të jesh e rritur në këtë vend me zuzarë të gjithanshëm!
Dhe për të gjithë ata që thonë se të studiosh gjuhën është hobi dhe jo profesion, përgjigjen e keni në moszhvillimin e këtij vendi që ka në brendin e tij gjak shqiptari, por duke shitur troje dhe histori, ne si shqiptarë të Maqedonisë jetojmë sikur te jemi në troje të huaja!
Historia e kombit duhet studiuar që të gjithë ju të dini vlerat që ajo ka! Jo të shitet dhe të fshihet, sepse padija dhe harresa na ka bërë të jetojmë në shtëpin tonë si të huaj.
Por derisa të ketë zuzarë është thënë dhe më parë se armik i Shqiptarisë është shqipëtari, ai zuzari!
Nga Sibora Hoxha

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!