Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjermania ndihmon policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut

Gjermania ndihmon policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut

Këto vetura kapin vlerën e mbi 360mijë eurove, e janë dhuratë nga shteti gjerman për Policinë kufitare, e me qëllim që të luftohet migracioni ilegal. E ambasadorja, Anke Holstein, foli edhe gjëra tjera ilegale, por shumë më të dëmshme për shtetin.

”Ju e dini se pjesa për sundimin e së drejtës është pjesa që hapet e para dhe mbyllet e fundit në procesin integrues. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikanët por me të gjithë njerëzit. Ata duhet të kuptojnë se kur shkojnë në mjek nuk duhet të lënë ndonjë bankënotë në xhepin e mjekut. Edhe arsimtarja duhet ta dijë se nuk duhet të marrë dhuratë për 8 mars që ndonjë fëmijë të ketë notë më të mirë” – tha Anke Holstein, ambasadore e Gjermanisë.

Ministri i punëve te brendshme Oliver Spasovski, falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e dhënë. E përveç këtij donacioni edhe Qendra për trajnimin e policëve në Idrizovë do të ndihmohet në periudhën e ardhshme.

”Gjatë këtij muaji do të realizohet edhe donacioni shtesë prej 300 copëve mobilje për nevojat për Qendrën për trajnim të Ministrisë së punëve të brendshme” – tha Oliver Spasovski.

Spasovski u përgjigj edhe për aksionin e fundit në Haraçinën, për të cilin tha se bëhet fjalë për kërkimin e disa personave që kanë flet arrest dhe janë në arriti. Informoi se njëri prej tyre është kapur. I pari i policisë u bëri thirrje edhe protestuesve që po bllokojnë qytetin që të ulën dhe të bisedojnë në mes vete që të gjejnë zgjidhje e me qëllim që mos të vështirësohet jeta e qytetarëve të kryeqytetit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments