Monday, May 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjermania i dhuron policisë së Maqedonisë automjete dhe pajisje në vlerë të...

Gjermania i dhuron policisë së Maqedonisë automjete dhe pajisje në vlerë të 675 mijë eurove (VIDEO)

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend Anke Holshtajn sot i dorëzoi ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski donacion në pajisje dhe automjete, përcjell TV21. Donacion, që është në vlerë prej 675.000 euro, ndërsa është e dedikuar për Policinë kufitare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në fushën e përmirësimit të lëvizshmërisë së Policisë Kufitare janë dhuruar 17 automjete, nga të cilat 10 xjipa, 3 kombi dhe 4 automjete speciale për transportin e emigrantëve të kontrbanduar. Në pjesën e Vëzhgimit Kufitar janë dhuruar kamera termike me rreze të shkurtër dhe të gjatë, dylbi për ditën dhe natën, për rritjen e efikasitetit dhe sigurisë në veprimet e pjesëtarëve të Policisë Kufitare, si dhe aparate për ndalimin me forcë të automjeteve – “STINGER” dhe jelekët taktikë. Ndërsa në pjesën e përmirësimit të mundësive për ndjekjen e trajnimeve online – laptopë dhe projektorë”, deklaroi Spasovski.

“Përveç kësaj, ne do të furnizojmë policinë me pajisje për ndalimin e detyruar të automjeteve që aktualisht janë ende në doganë, kjo do të mbulonte të gjithë nevojën për pajisje të tilla për ndalimin e detyruar të automjeteve për policinë kufitare, për vitet e ardhshme”, deklaroi Anke Holshtajn, ambasadore e RMV-së në Gjermani./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments