Saturday, March 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaGjermani: Betejë e vërtetë mes familjes shqiptare e asaj serbe, katër të...

Gjermani: Betejë e vërtetë mes familjes shqiptare e asaj serbe, katër të plagosur

Një mosmarrëveshje afatgjate, midis dy familjeve të mëdha fqinje në Wuppertal-Vohwinkel të Gjermanisë, të hënën ka eskaluar në betejë të vërtetë. Katër persona kanë pësuar plagë të rënda dhe janë dërguar nëpër spitale, njofton portali „Shtegu“. Policia gjermane tashmë i ka filluar hetimet më të hollësishme.

Në rrugë të hapur, anëtarët e të dy familjeve janë zënë duke përdorur thika, mjete të tjera sulmi dhe gaz lotsjellës, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të rënda trupore. Katër persona të moshës 31-, deri 61-vjeçare janë dërguar nëpër spitale.

Shumica e pjesëmarrësve të këtij konflikti për policinë gjermane kanë qenë të njohur edhe më herët, për kryrerjen e delikteve të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe katër të lënduarit. Sipas informatave policore, që të dyja familjet janë me prejardhje nga Serbia dhe Kosova. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments