Gjendet i vdekur një shqiptar në liqenin e Cyrihut, policia kërkon dëshmitarë

0
14
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Policia e Cyrihut u alarmua pasditen e së mërkurës nga punëtorët e një anije se një karrocë invalidësh ishte e vetme përpara liqenit, duke shtuar dyshimet se pronari i saj ishte futur në liqenin e Cyrihut pranë vendit Tiefenbrunnen.

Thuajse menjëherë erdhi edhe telefonata tjetër se një person ishte gjetur pandjenja nga uji i liqenit, shkruajnë “Blick” dhe “TeleZuri”. Viktimës shqiptar i ishte dhënë ndihma e parë e reanimacionit, por nuk mundi të shpëtojë duke vdekur pak çaste më vonë.

Policia kërkon dëshmitarë

Motivet dhe arsyet e vdekjes së viktimës mbeten të paqarta për policinë, e cila kërkon ndihmën e dëshmitarëve. Siç bëhet me dije viktima është 41 vjeç dhe me origjinë nga Kosova.