Gjendet i vdekur Dervishi i Teqesë së Baba Aliut

0
466
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur. Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar burimet policore, teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe mësohet se ai nuk kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes.

Trupi i pajetë i klerikut bektashi, do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.Drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin.

Baba Hekuran Nikollari, shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.