Saturday, June 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGashi: Për ndryshimet Kushtetuese me VMRO-në kemi qëndrime të ndryshme

Gashi: Për ndryshimet Kushtetuese me VMRO-në kemi qëndrime të ndryshme

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në një intervistë për RTK ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese. Gashi thekson se për ndryshimet kushtetuese koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE-ja kanë qëndrime të kundërta. Gashi më tej shtoi se duhet sa më shpejt të gjendet zgjidhje, pasi që siç thotë është në interes të përbashkët të shtetit dhe qytetarëve, përcjell TV21.

“Ne kemi qëndrime të ndryshme me VMRO-në për këtë çështje. Partitë shqiptare qoftë pozitë, opozitë do t’i votonin ndryshimet kushtetuese menjëherë edhe pa kushte. Ne nuk kemi asnjë kusht dhe kemi propozimin francez i cili e kemi votuar në parlament. Kurdo që hapet besoj secili shqiptar e voton por VMRO-ja e cila ka marrë vota mbi ketë çështje dhe ka thënë se kjo çështje duhet të garantohet disi se po e ndryshojmë kushtetutën disa herë dhe nuk po ka garanca për mbyllje të këtyre kërkesave, do të mundohemi bashkarisht me ta të diskutojmë, me faktorin ndërkombëtarë të flasim e të gjejmë një zgjidhje sa më shpejt që e bëjmë dhe e gjejmë zgjidhje është në interes të përbashkët të shtetit tonë, të partive tona, të gjithë qytetarëve”, tha Gashi në një intervistë në RTK.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments