Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGarë e nxehtë për ministër të Shëndetësisë, të gjitha partitë e dëshirojnë...

Garë e nxehtë për ministër të Shëndetësisë, të gjitha partitë e dëshirojnë këtë vend

Deri në fund të javës me siguri do të dihet se kush do ta udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë. Këtë për NOVA TV e konfirmoi kryeministri, Zoran Zaev i cili theksoi se negociatat janë shtyrë për shkak udhëtimeve zyrtare të tij.
Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve Ziadin Sela tha se presin ftesë nga kryeministri që të ulën të bisedojnë. Ai është decid se do ta kërkojnë Ministrinë dhe nuk do të pranojnë ndryshim në lidhje me marrëveshjen paraprake.
“Unë nuk jam kryeministër që të mund të ftoj në takim të përbashkët. Por ne nuk do të pranojmë asnjë ndryshim nga ajo që është marrë vesh më parë”, tha Ziadin Sela.
Në rrethet politike dhe shëndetësore tashmë po kalkulohet për disa emra, por nuk ka konfirmim se cili prej tyre është trashëgimtar i mundshëm i Taravarit. Janë të dukshme pretendimet serioze të koalicioneve partnere për këtë drejtim, por edhe funksion i vështirë dhe përgjegjës. Nga BDI nuk fshehin se kanë dëshirë ta marrin këtë vend atraktiv. “Ky është vend i mirë ministror dhe BDI dëshiron ta ketë. Por dëshirat janë një gjë, ndërsa bisedimet diçka tjetër, kështu që nga rezultati i bisedimeve do të varet se kush do ta marrë. Në çdo rast në këtë vend nevojitet njeri serioz që i din problemet përbrenda”, deklaroi drejtori i Këshillit shëndetësor i BDI-së, Ilir Hasani.
Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka ministër të Shëndetësisë edhe pse zgjedhjet përfunduan.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments