Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriFUNDJAVE E KEQE PER SHQIPERINE

FUNDJAVE E KEQE PER SHQIPERINE

FUNDJAVE E KEQE PER SHQIPERINE

Terrorit shteteror te energjise t’i pergjigjemi me revolten e energjise!!

Ish kryeministri Sali Berisha ne profilin e tij:Te dashur miq, fundjave dramatike e terrorit shteteror energjitik ne Vlore. Llazi Nase vari veten nga mbifaturimi i energjise nga OSHEE. Te ndjerit qe vuante nga depresioni, OSHEE i kerkonte 10 fishin e lekeve qe i kishin faturuar vet ne fature. Llazi, babai i tre vajzave, ne deshperim e siper vari veten. Ne Shkoder, Policia arrestoi qytetarin Naim Duli vetem e vetem se lidhi per disa minuta energjine e shkeputur per t’i dhene oksigjen djalit 7 vjeçar qe po mbytej nga nje krize e bronkeve.

Dy muaj me pare ne burgun e Rrogozhines vari veten qytetari Qemal Zela qe e mbanin ne qelite e burgut prej dy muave pa ilace vetem per 35 dollare detyrime ndaj shtetit. Perveç ketyre akteve te mirefillta te terrorit shteteror me energjine, qeveria gjate gjithe vitit qe kaloi ka perdorur pagesat, detyrimet, kamatat, gjobat e energjise si mjete terrori shteteror te papare ne Shqiperi ne 23 vjet pluralizem, ka arrestuar mbi 31 mije qytetare si ne asnje vend tjeter te botes. Neo-bllokmenet po perdorin energjine per te terrorizuar njerezit e thjeshte, ata qe marrin buken me lista kur dikush ju a jep per meshire si dhe ata qe deri dje e paguanin ate me leket qe iu dergonte vajza apo djali nga emigracioni qe tani jane pergjysmuar apo nuk ju vijne me.

Qeveria e klikes se tyre po perdor sot energjine per te terrorizuar qytetaret njelloj si eterit e tyre perdoren dikur konfiskimin, grabitjen e floririt te tyre per te torturuar, burgosur dhjetra mijera qytetare per pasurite e tyre.
Ky terror i papare kurre ne ndonje vend, kryesisht ndaj shtresave me te varfera te shoqerise sone, vjen per shkak te marreveshjes korruptive te Rames me ÇEZ ne te cilen kompanise ceke iu falen 620 milion euro detyrime te njohura prej saj ndaj takspagueseve shqiptare si dhe 3.2 miliard euro deme te shkaktuara ne total ekonomise shqiptare.

Qytetetare, sot me shume se kurre ne duhet te ngrihemi kunder terrorit shteteror te energjise dhe me revolten e energjise te permbysim kliken e neo-bllokmeneve qe po arreston, burgos, torturon, zhyt ne terr çdo dite mijera e dhjetra mijera shqiptar! sb

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments