Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFshatrat shqiptare të Prespës po mbeten pa banorë (VIDEO)

Fshatrat shqiptare të Prespës po mbeten pa banorë (VIDEO)

Peisazh i bukur me liqenin përballë, shtëpi të bukura e ajër i pastër. Asgjë s’i mungon fshatit Kranjë të Prespës, përveç një gjëje, njerëzit.

Ata kanë ikur nëpër kontinente të tjera. Këta bashkëmoshatarë të Genc Sedaliut, jetë më të mirë kanë gjetur larg vendlindjes. Shpërnguljet vazhdojnë edhe sot rrëfen ai, por motivet nuk janë të njëjta si ato të para 40 viteve, përcjell TV21. “Nëse në vitet e ’80-ta ka qenë motivi politik, sot realiteti është diçka tjetër, sot të rinjtë për fat të keq kanë humbur shpresën, nuk shohin perspektivë”, tha Genc Sedaliu, banor i Kranjës. Shkolla e Kranjës dikur ka pasur 400 nxënës. Sot ka vetëm 20. Ikjet e vazhdueshme e kanë lënë mësuese Kadimenë me pak nxënës në klasë. Kur ajo ka qenë nxënëse e kësaj shkolle, kanë qenë 44 nxënës, tani ka vetëm nga 4 a 5 në klasë, aq sa detyrohen të punojnë me paralele të kombinuara. “Dikur vetëm Kranja numëronte rreth një mijë banorë, ndërsa sot po t’i marrësh gjithë fshatrat shqiptarë të Prespës, mezi sa arrihet një numër i tillë. Shtëpi të reja ka plot, por shumë pak oxhaqe të tyre nxjerrin tym”, Besir Arifi, gazetar. Prespa gjallërohet vetëm gjatë verës kur vijnë kurbetçarët. Këtu nuk është edhe aq e lehtë që të takosh të rinj rrugëve, e disa që i gjetëm në kafenenë e fshatit nuk donin të flisnin. Përveç Kranjës, emigracion masiv ka edhe në fshatrat e tjerë si Nakolec, Gërçar, Arvat e Asamat./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!