Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFronti Europian me Deklaratë mbështetëse për Dekalogun e Presidentit

Fronti Europian me Deklaratë mbështetëse për Dekalogun e Presidentit

Kandidati për President i BDI-së, Bujar Osmani, sot para liderëve të Frontit Europian ka prezantuar Dekalogun me 10 zotimet e tij në rolin e kryetarit të shtetit. Të pranishëm në prezantimin e Dekalogut ishin liderët e Frontit Europian, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Skender Rexhepi Zejd, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas dhe Fatima Osmanovska.

Gjatë prezantimit, Osmani rradhiti tre bazat e programit nga të cilat rrjedhojnë 10 zotimet. Shtyllat bazë janë: Busulla e orientimit gjeostrategjik të vendit; Indi lidhës i narrativave etnike dhe politike; si dhe Roli i kreatorit të konsensusit shtetëror.

Më tej, Osmani një për një sqaroi dhjetë zotimet, të cilat do t’i realizojë si president i shtetit. Zotimet që numëroi janë siç vijon: Integrimi në BE deri në vitin 2030, zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë, Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, mbajtja e të rinjve në vend, edukimi dhe inovacioni, si dhe agjenda e gjelbër.

Në fund, liderët e Frontit Europian dhanë pëlqimin e tyre për përfshirjen në program të çështjeve kyçe me rendësi strategjike për shtetin si dhe nënshkruan Deklaratë me të cilën mbështesin Dekalogun e Presidentit Europian.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!